Site logo

Ntreg

Fundi i historisë me Ledrin? Fotot qe Konfirmojne lidhjen e Sara me Erikun.

Pas ndarjes nga reperi i njohur Ledri Vula, influencerja Sara Hoxha duket se po përjeton një kapitull të ri në jetën e saj sentimentale.

Fillimisht u përfol për një romancë të mundshme me një personazh të njohur në qarqet VIP të Tiranës, por postimet e fundit në rrjetet sociale kanë ngritur dyshimet se në qendër të vëmendjes është një emër konkret: Erik Fullani, djali i ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Gjithçka nisi nga disa postime të dyshimta në Instagram. Erik publikoi një foto buzë detit dhe vetëm pak minuta më vonë, Sara shfaqet në një tjetër postim nga i njëjti vend. Rastësi? Sipas fansave, jo!

Ky nuk është rasti i parë që të dy janë “kapur mat” duke ndarë imazhe nga të njëjtat lokacione, në kohë të njëjtë – një detaj që ka ndezur thashethemet për një lidhje të mundshme mes tyre.

As Sara dhe as Erik nuk kanë bërë ndonjë koment publik lidhur me këto spekulime, por interneti tashmë është i bindur: Sara Hoxha ka dikë të ri në jetën e saj, dhe ai mund të jetë Erik Fullani.

Romancë në nisje apo thjesht miqësi? Mbetet për t’u parë…

Fundi i historisë me Ledrin? Fotot qe Konfirmojne lidhjen e Sara me Erikun.
Fundi i historisë me Ledrin? Fotot qe Konfirmojne lidhjen e Sara me Erikun.

Të fundit