Ledri nuk mohon një lidhje, ndërsa Xheraldina dhe Xhensila shtojnë dyshimet me një follow në rrjet
Në një intervistë të fundit, reperi i njohur Ledri Vula nuk i hodhi poshtë zërat për një raport që mund të jetë më shumë se miqësor. Edhe pse nuk dha një konfirmim të drejtpërdrejtë, mënyra si e trajtoi pyetjen ka lënë hapësirë për interpretim.
Ndërkohë, një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendje së fundmi është fakti se në rrjetet sociale ka ndodhur një “follow” mes dy figurave që përfliten për një raport të afërt familjar: Xheraldina Vula, nëna e Ledrit, dhe këngëtarja Xhensila Myrtezaj, e cila përflitet si partnerja e re e artistit.
Ky veprim në rrjet është parë nga ndjekësit si një tjetër sinjal që mund të përforcojë spekulimet rreth një lidhjeje më serioze mes Ledrit dhe Xhensilës, edhe pse deri më tani nuk ka një deklaratë zyrtare nga palët e përfshira.







