Site logo

Ntreg

Shitje/Qera

Apartament Ne Shitje

Përshkrimi

Apartament 2+1 në shitje, Orikum
Shitet apartament 2+1 në Ndërtim, Orikum
Një projekt rezidencial që kombinon komoditetin e jetesës moderne me qetësinë dhe bukurinë natyrore të rivierës shqiptare! Në zemër të Orikumit, vetëm pak hapa larg detit dhe plazheve me rërë të artë, ofrohen nje apartament 2+1 i pozicionuar në një ndërtesë me standarde të larta ndërtimi dhe arkitekturë bashkëkohore.
Apartamenti po ndërtohet me materiale cilësore, me izolim termik dhe akustik bashkëkohor, sistem ndriçimi natyror, dhe organizim të brendshëm të menduar me kujdes për komoditetin maksimal të banorëve. Përfundimi i plotë i projektit është planifikuar për dhjetor të vitit 2026, duke i dhënë blerësve kohë të planifikojnë qetësisht blerjen apo investimin.

Apartamenti ka sipërfaqe të bollshme:
Sipërfaqe totale: 111.9 m²
Sipërfaqe neto: 94.8 m²
Orientim:Jug, ekspozim optimal ndaj dritës së diellit gjatë gjithë ditës
Organizim: Ambient ndenjjeje me kuzhinë të integruar, dhomë gjumi komode, tualet i plotë dhe ballkon
E përkryer për banim të përhershëm ose për qira sezonale me të ardhura të garantuara

Hapesirë perfekte për ata që kërkojnë qetësi dhe atmosferë bregdetare

Vendndodhje Strategjike – Pranë Detit & Shërbimeve:
Objekti ndodhet në një zonë të zhvilluar urbanisht, vetëm pak metra nga deti
Pranë rrugës kryesore, me akses të lehtë drejt qendrës së Orikumit, Lungomares së Vlorës dhe Parkut Kombëtar të Llogarasë
E rrethuar nga shërbime të përditshme: markete, farmaci, kafene, plazhe publike e private

Mundësi për Investim të Zgjuar:
Blerësit që kryejnë pagesë të menjëhershme përfitojnë ULJE në çmim, e cila e bën këtë një zgjedhje tërheqëse për investitorë dhe blerës të mençur
Mundësi për rritje të vlerës pas përfundimit të projektit, falë lokacionit turistik dhe zhvillimit të vazhdueshëm të zonës

Statusi ligjor i pasurisë është i rregullt, me kontratë shitblerje të sigurt, dhe e gjithë procedura do të realizohet në përputhje me standardet ligjore dhe ndërtimore.

Pse të zgjidhni këtë projekt në Orikum?
Ndërtesë e re me cilësi të garantuar
Vendndodhje shumë pranë detit
Opsione të ndryshme sipas buxhetit dhe preferencës
Potencial i lartë për qira dhe rritje vlere
Mundësi për të përfituar nga çmimi i ulët në fazën e ndërtimit

Kontaktoni tani për më shumë informacion, ose per nje vizite ne prone

Detajet
  • Tipologjia
    Apartament 2+1
  • Çmimi
    1300 €
  • Siperfaqja
    111 m2
  • Mobilimi
    a pa mobiluar
  • Kati
    3
  • Kondicioner
    Me kondicioner
  • Ashensor
    Me ashensor
Vendndodhja
Kontakt
  • Kompania
    Remax
  • e-mail
    daniel.mustafaraj@remax-albania.al
  • Nr tel
    +355697864060
  • Date postimi
    29. January 2026


    You May Also Be Interested In