Shitje/Qera
Ambjente Biznesi
Ambjente Biznesi
Okazion Dyqan ne shitje ne Transballkanike
Shitet dyqan me potencial të lartë biznesi në një nga akset më të rëndësishme të Vlorës Rruga Transballkanike, pranë Kafe Mota.
Me një sipërfaqe totale 147 m², ky dyqan pozicionohet direkt në rrugë kryesore, duke ofruar vizibilitet maksimal dhe fluks të vazhdueshëm kalimtarësh dhe automjetesh. Një nga avantazhet kryesore është hyrja e dyfishtë si nga rruga kryesore, ashtu edhe nga pjesa e pasme çka e bën shumë praktik për furnizim në çdo moment, pa penguar aktivitetin ditor.
Ambienti ndodhet në katin 0, me organizim funksional dhe hapësirë të përshtatshme për një gamë të gjerë aktivitetesh biznesi si: market, servis makinash, pjesë këmbimi, punishte, showroom, depo apo shërbime të tjera tregtare.
Prona ofrohet me një çmim okazion prej 1,700 euro;/m², i cili është i negociueshëm, duke e bërë një mundësi shumë të mirë investimi në një zonë me kërkesë të lartë dhe zhvillim të vazhdueshëm.
Dyqani disponon certifikatë pronësie, gati për shitje të menjëhershme.
📞 Për më shumë informacion ose për një vizitë nga afër, mos hezitoni të na kontaktoni.
Një pronë që kombinon vendndodhjen perfekte, funksionalitetin dhe çmimin e favorshëm!
Rruga Gjergj Kastrioti, Vlorë, Albania