Site logo

Ntreg

Shitje/Qera

Apartament Me Qera

Përshkrimi

Qira, Apartament 1+1+verande+Post Parkimi, Komuna e Parisit -prane Kristal Center, 650 Euro/muaj i diskutueshem

 

Karakteristika te prones:

– Apartament 1+1+verande

– Rruga Robert Shvarc

– Komuna e Parisit

– Ndertese private

– Kati 1

– I sapomobiluar

– Siperfaqja 65m²

– Qiraja 650 Euro

Jepet me qira Apartament 1+1 I mobiluar teresisht, me siperfaqe 65m², i cili ndodhet ne katin e 1 te nje vile, prane Kristal Center. Zona eshte shume e qete dhe shume e sigurt, me akses te menjehereshem me Kristal Center, Kika 1&2 dhe me Unazen e Madhe.

Pozicionimi i prones ofron cdo facilitet te nevojshem me sherbime si caffee, restorante, markete, shkolla, kopshte, linja urbani etj.

Apartamenti organizohet ne sallon ndenje, ambient gatimi, 1 dhome gjumi, tualeti me dritare dhe veranda.

Apartamenti eshte ne proces perfundimtar mobilimi. Mobiljet dhe pajisjet elektroshtepiake jane te markave me cilesore.

Disponon 2 kondicionere, nje ne sallonin e ndenjes dhe nje ne dhomen e gjumit.

Vila ka 4 depozita personale per cdo hyrje. Disponon nje filter uji, i cili ben te mundur filtrimin e ujit gjate kalimit nga depozita ne bolier.

Nuk ka shpenzime te perbashketa per likujdimin e dritave dhe ujit. Secili apartament ka kontrate me vete me entet perkatese.

Disponon nje post parkimi te perfshire ne cmim. Posti i parkimit ndodhet ne pjesen e perparme te viles, i rrethuar, pra brenda oborrit.

Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!

Detajet
  • Tipologjia
    Apartament 1+1
  • Çmimi
    650 €
  • Siperfaqja
    65 m2
  • Mobilimi
    e mobiluar
  • Kati
    1
  • Kondicioner
    Pa kondicioner
  • Ashensor
    Pa ashensor
Vendndodhja
Kontakt
  • Nr tel
    0692061214
  • Date postimi
    22. December 2025

You May Also Be Interested In