Site logo

Ntreg

Politikat e privatësisë

Me regjistrimin në platformën tonë, ju pranoni termat dhe kushtet e mëposhtme. Ne nuk mbajmë përgjegjësi nëse të dhënat tuaja përdoren nga palë të treta ose nga ntreg.al për qëllime si burime njerëzore, analiza statistikore, përdorime tregtare, shërbime publike, reklamim, marrëdhënie me publikun, përpunim dhe analizë të mëtejshme, etj. Të gjitha informacionet e mbledhura ruhen në databazën tonë, e cila mund të jetë e lokalizuar brenda ose jashtë vendit dhe mund të arkivohet për arsye teknike dhe ligjore, madje edhe pas çaktivizimit të llogarisë suaj. Gjithashtu, log-eve të serverit dhe të dhënat e tjera mblidhen dhe përpunohen periodikisht. Ne mund të ndajmë informacionin tuaj kur kjo kërkohet nga ligji ose është e nevojshme për t’iu përgjigjur urdhërave të gjykatës apo proceseve të tjera ligjore. Personat ose kompanitë e regjistruara në platformë janë përgjegjës për vërtetësinë e të dhënave që ofrojnë. Ne përpiqemi vazhdimisht të sigurojmë një sistem të sigurt dhe të përditësuar për të krijuar një platformë të besueshme për përdoruesit tanë.

 

  1.  Mbledhja e informacionit

Ne mbledhim të dhëna personale kur përdoruesit:

  • Krijojnë një llogari për të publikuar vende vakante punësimi, dhënie me qera ose shit-blerje të pronave ose makinave.
  • Aplikojnë për vende pune ose kontaktojnë për ofertat e listuara.
  • Përdorin formularët e kontaktit ose na dërgojnë email.

Këto të dhëna mund të përfshijnë: emër, email, numër telefoni, adresë, dhe detaje të tjera të lidhura me ofertat e listuara ose aplikimet.

 

2.  Përdorimi i informacionit

Të dhënat e mbledhura përdoren për:

  • Publikimin dhe menaxhimin e listimeve të vendeve vakante të punësimit, dhënie me qera ose shit-blerje të pronave ose makinave.
  • Lehtësimin e komunikimit midis përdoruesve (punëdhënësve, aplikantëve, pronarëve dhe qiramarrësve).
  • Përmirësimin e shërbimeve dhe përvojës së përdoruesit në platformë.
  • Informime mbi përditësimet ose ofertat përkatëse.

 

3.  Ruajtja e informacionit

Informacioni ruhet në mënyrë të sigurtë dhe përdoret vetëm për qëllime të përcaktuara. Ne ndërmarrim masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat nga akseset e paautorizuara.

 

4.  Ndarja e informacionit

Ne nuk ndajmë të dhënat personale të përdoruesve me palë të treta, përveç:

  • Kur kërkohet nga ligji.
  • Kur është e nevojshme për të realizuar shërbimet (p.sh., ndarja e kontakteve ndërmjet palëve të interesuara).

 

5.  Të drejtat e përdoruesve

Përdoruesit kanë të drejtë të aksesojnë, korrigjojnë ose fshijnë informacionin e tyre personal duke kontaktuar ekipin tonë të mbështetjes.

 

6.  Përdorimi i Cookies

Faqja jonë përdor cookies për të mbledhur të dhëna statistikore dhe për të personalizuar përvojën e përdoruesit. Përdoruesit mund të menaxhojnë preferencat e cookies përmes cilësimeve të shfletuesit.

 

7.  Ndryshimet në Politikat e Privatësisë

Ne mund të përditësojmë herë pas here politikat e privatësisë. Përdoruesit do të njoftohen për ndryshimet përmes faqes tonë ose emailit.

 

8.  Kontakt

Për çdo pyetje mbi politikat e privatësisë ose për të ushtruar të drejtat e tyre, përdoruesit mund të na kontaktojnë në:

Email: 

Numri i telefonit: 

 

9.  Si përdorim informacionin tuaj

Informacioni që mbledhim përdoret për të ofruar shërbimet tona dhe për të mbrojtur llogaritë tuaja nga aktivitete të paautorizuara. Gjithashtu, e përdorim për të komunikuar me ju në lidhje me shërbimet që po përdorni, për të adresuar kërkesat tuaja për mbështetje, për t’ju informuar mbi shërbime të reja në platformë, për të marrë reagimet tuaja dhe për t’ju njoftuar mbi përditësime të politikave tona. Përmes analizës së informacionit të mbledhur, ne synojmë të kuptojmë më mirë nevojat e përdoruesve dhe të përmirësojmë vazhdimisht shërbimet dhe platformën tonë.

Përveç qëllimeve kryesore, informacioni juaj mund të përdoret për:

  • Komunikim përmes emailit mbi ndryshime në Politikat e Privatësisë, Kushtet e Shërbimit ose njoftime të tjera të rëndësishme.
  • Informime mbi shërbime të reja, oferta, promovime, ngjarje dhe aktivitete që mund të jenë me interes për ju.
  • Ftesa për të marrë pjesë në sondazhe dhe dhënien e mendimeve tuaja.
  • Krijimin dhe mirëmbajtjen e llogarisë suaj personale në platformë.
  • Monitorimin e përdorimit të shërbimeve tona për të parandaluar probleme dhe përmirësimin e vazhdueshëm të platformës.
  • Sigurimin e mbështetjes për klientët dhe përmirësimin e ndërveprimeve me ta.
  • Analizimin e sjelljes së përdoruesve në platformë për të kuptuar preferencat e tyre dhe për t’ju shërbyer më mirë.
  • Monitorimin dhe optimizimin e fushatave të marketingut, si dhe ofrimin e sugjerimeve të personalizuara për përdoruesit.

Përkushtimi ynë është të përdorim informacionin tuaj në mënyrë të sigurt dhe me respekt për privatësinë tuaj!