Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon, duke menduar për Mirin

Surprizat në shtëpinë e Big Brother duket se nuk kanë të ndalur. Këtë herë një dron u shfaq mbi shtëpi i dedikuar “çiftit të martuar” Selin dhe Gimbo, Momenti i emocionoi të dy, të cilët u përqafuan sapo panë mesazhin që vinte nga qielli.

Ndërsa Selin dhe Gimbo shijonin surprizën, atmosfera në shtëpi nuk mbeti e qetë për shumë gjatë. Juela reagoi menjëherë duke tentuar të ulë rëndësinë e momentit dhe të zbehë gëzimin e çiftit, duke bërë komente gjatë gjithë kohës.

Gjatë ditës ajo e ka provokuar vazhdimisht Selinin, duke e quajtur “Selin kerveti” dhe duke e akuzuar se është fallco. Sipas Juelës, Selin shfaq afeksion ndaj Gimbos ndërkohë që mendon për Mirin, një deklaratë që ka ndezur edhe më shumë debatet mes tyre.

Selin nuk i la pa përgjigje këto deklarata, duke i kthyer Juelës replika të ashpra dhe duke e akuzuar për smirë. Debati mes tyre u shoqërua me akuza dhe kundërakuza, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në shtëpi.

Të fundit