Site logo

Ntreg

Pas 14 vitesh, Erion Isai ndahet nga gruaja! Zbulon arsyen

Kryetari i Bashkisë së Ersekës dhe njëkohësisht aktori i njohur i humorit, Erion Isai, është zyrtarisht i divorcuar nga bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela.

Prej kohësh qarkullonin zëra për një ndarje mes çiftit, të cilët kishin filluar të jetonin të veçuar mes Tiranës dhe Ersekës, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk kishte konfirmuar publikisht situatën.

Tashmë gjithçka është bërë zyrtare. Vendimi i divorcit është dhënë nga Gjykata e Tiranës në muajin prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për zgjidhjen e martesës ishte paraqitur një vit më parë.

Erion Isai dhe Ajlin Petrela kurorëzuan dashurinë e tyre në vitin 2011 dhe janë prindër të dy fëmijëve. Në vendimin e gjykatës thuhet se marrëdhënia mes tyre ka marrë fund, se nuk ekziston më afeksioni dhe se të dy tashmë jetojnë të ndarë, çka e bën të pamundur vazhdimin e martesës.

Ndonëse lajmi mund të jetë i trishtë për fansat që kanë ndjekur historinë e tyre ndër vite, të dy palët duket se kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për të ecur përpara.

Të fundit