Site logo

Ntreg

4 vite pasi iu premtua shtëpia nga BBVIP – Arjola: “Kur të futem, do e merrni vesh!”

Ka kaluar kohë që nga dhurata më e famshme në historinë e reality show-ve në Shqipëri – shtëpia që iu premtua Arjola Demirit gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP Albania. E megjithatë, rrjeti ende pyet: e mori apo jo Arjola shtëpinë?

Vetë aktorja ka vendosur t’i japë fund zërave dhe të sqarojë gjithçka, duke thënë me humor:
“Me shtëpinë shumë mirë, aty është, vetëm me u fut brenda.”

Në një intervistë të fundit, Arjola tregoi se procesi ka marrë kohë për shkak se banesa ishte në themele në momentin që iu dhurua.
“Shtëpia ekziston. E kam parë unë, e kanë parë shqiptarët me video. Thjesht po presim të sistemojmë brenda, ta mobilojmë.”

Dhe me të qeshur shtoi:
“Kur të futem do e merrni vesh të gjithë! Sepse kjo histori u bë legjendë.”

Ajo u shpreh se është plotësisht e vetëdijshme për kohën që kërkon ndërtimi dhe mobilimi, por gjithçka është në rrugë të mbarë. Shumë shpejt, aktorja do të vendoset përfundimisht në shtëpinë që për publikun shqiptar është kthyer në simbolin e premtimit dhe shpërblimit.

Të fundit