Site logo

Ntreg

A do jetë opinionisti i ri? Jozi jep përgjigjen që ndez rrjetin!

A do jetë opinionisti i ri? Jozi jep përgjigjen që ndez rrjetin!

Jozefin Marku, ish-banori i Big Brother VIP, ka qenë në qendër të thashethemeve si një prej opinionistëve të mundshëm në “Big Brother VIP Fan Club”. Pas konfirmimit të Françeska Muratit si opinioniste e parë e programit, emri i Jozit është përfolur gjerësisht si pjesa tjetër e duo-s.

Gjatë një telefonate të drejtpërdrejtë në emisionin “Goca dhe Gra”, Rudina Dembacaj e pyeti hapur nëse do të jetë ai opinionisti tjetër në krah të Françeskës.

Përgjigja e tij krijoi edhe më shumë mister:
“Fillimisht urime dhe suksese për kolegen… edhe jam, edhe s’jam,” – u shpreh ai, duke zgjedhur të mos japë detaje të tjera.

I pyetur më tej, Jozi u shpreh shkurt:
“Nuk kam firmosur ende kontratë.”

Kaq ka mjaftuar për të ndezur kuriozitetin e fansave, të cilët presin të zbulojnë se kush do të jetë zyrtarisht në panelin e Fan Club këtë sezon.

Të fundit