“A do ndaheshe për Selinin?” – Përplasje e fortë mes Mirit dhe Mateos në Big Brother VIP

Një debat i tensionuar ka ndodhur sot në shtëpinë e Big Brother VIP, ku Miri dhe Mateo janë përfshirë në një përballje të ashpër me njëri-tjetrin. Shkaku i përplasjes lidhet me një deklaratë që Miri bëri gjatë Prime-it të kaluar në dhomën e rrëfimit, ku pranoi se kishte një pëlqim për Selinin dhe se e vlerësonte për mënyrën si po luan në shtëpi.

Kjo deklaratë duket se nuk është pritur mirë nga Mateo, i cili gjatë ditës së sotme e përballi Mirin me pyetje të drejtpërdrejta. Gjatë debatit në oborr, ai e pyeti nëse do të ishte i gatshëm të ndahej nga bashkëshortja e tij për Selinin, duke e çuar diskutimin në një nivel shumë më personal dhe duke rritur tensionin mes tyre.

Miri reagoi menjëherë ndaj kësaj pyetjeje, duke e konsideruar të papranueshme përmendjen e jetës së tij bashkëshortore. Ai theksoi se ka një bashkëshorte të mrekullueshme dhe i kërkoi Mateos të tregojë respekt duke mos e përfshirë atë në debatet e lojës.Në përplasjen mes tyre ndërhyri edhe Juela, e cila akuzoi Mateon se po përpiqet të imitojë strategjinë provokuese të Rogertit. Debati mes banorëve vazhdoi me tone të larta, duke e bërë edhe një herë atmosferën në shtëpinë e Big Brother VIP mjaft të tensionuar.

Të fundit