Pas një periudhe të tërhequr nga jeta publike, Flori Mumajesi vazhdon të ngacmojë ndjekësit me postime enigmatike në rrjetet sociale.
Këngëtari publikoi së fundmi një Instastory në errësirë të plotë, ku dëgjohet një audio me tone të forta emocionale. Në regjistrim dëgjohet edhe një zë shumë i përngjashëm me atë të këngëtares Elvana Gjata, e cila thotë:
“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do… në jetën tënde, thuaj të drejtën tani.”
Më pas, Mumajesi i përgjigjet shkurt: “S’e di”, ndërsa audio ndërthuret me vargje nga kënga e tij “Pa jetë”:
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri.”
Postimi mbyllet me Florin që shton: “Historinë nuk e bën dot vetë”, përpara se të dëgjohet një kor fëmijësh duke kënduar të njëjtën këngë.
Ky postim ka lënë shumë hapësirë për interpretime, ndërsa fansat spekulojnë nëse bëhet fjalë për një rikthim të artistit në muzikë apo një reflektim personal mbi të kaluarën.






