Pas përfundimit të “Big Brother VIP 4”, lidhja mes Tiri Gjocit dhe Krisa Caushit ka vijuar të jetë në qendër të vëmendjes. Dyshja, tashmë të dashur për publikun, kanë fituar jo vetëm popullaritet, por edhe simpatinë e shumë ndjekësve.
Këngëtari i njohur, mjaft aktiv në rrjetet sociale, ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit në Instagram. Mes shumë pyetjeve, njëra prej tyre ka ngjallur veçanërisht interes:
“A do ta zëvendësoje Krisën me një vajzë shumë të pasur?”
Pa u menduar gjatë, Tiri ka dhënë një përgjigje që ka emocionuar fansat:
“Krisa është vajza më e pasur që njoh.”
Me këtë deklaratë të thjeshtë, por domethënëse, këngëtari ka treguar se për të, vlera e një lidhjeje nuk matet me pasuri materiale, por me dashurinë dhe përkushtimin që gjen tek partnerja. Reagimi i ndjekësve ka qenë i menjëhershëm, me komente që përgëzojnë sinqeritetin dhe maturinë e tij në marrëdhënie.
Një përgjigje që konfirmon se për Tirin, dashuria është pasuria më e madhe.






