A do të lidhej me Xhensila Myrtezajn? Ledri s’e përjashton Xhensilën, por vë një kusht!

Reperi i njohur Ledri Vula ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku foli jo vetëm për projektet e tij muzikore, por edhe për jetën personale — dhe nuk i shpëtoi dot as pyetjeve “me spec”.

Teksa ndodhej në Milano, ku ishte pjesë e koncertit të Alban Skënderajt, Ledri u përball me një pyetje që po bën xhiron e rrjetit:
“A do të lidheshe me Xhensila Myrtezajn, vetëm për zhurmë mediatike?”

Me stilin e tij të drejtpërdrejtë, Ledri u përgjigj pa ngurrim:
“Nuk shkon kështu. Duhet të kesh kimi, dashuri… Nuk mund të lidhesh vetëm për fansa apo për showbiz. Pa pasur diçka, nuk mundesh të lidhesh. Kukulla nuk jemi.”

Me këtë deklaratë, Ledri bëri të qartë se për të, ndjenjat dhe autenticiteti janë shumë më të rëndësishme sesa një lidhje për marketing apo për të marrë vëmendje në media.

Reagimi i tij ka bërë bujë në rrjet, sidomos për faktin që emri i Xhensilës është përfolur shumë kohët e fundit për ndryshimet në jetën e saj personale, pas ndarjes nga Bes Kallaku.

Edhe pse nuk përmendi asgjë direkte për Xhensilën përveçse pyetjes, fansat në komente kanë shpërndarë me dhjetëra teori – nga romanca të mundshme te bashkëpunime në horizont. Por vetë Ledri zgjodhi të përgjigjet me klas dhe të mos ushqejë spekulime.

Të fundit