Ish-banori i Big Brother VIP 5, Keijsi, ka qenë i ftuar në emisionin “Fan Club”, ku ka folur hapur për eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, si edhe për raportet mes banorëve.
Gjatë bisedës, Keijsi u shpreh kritik ndaj lojës së disa konkurrentëve, duke theksuar se shumica e tyre mbajnë një “maskë” gjatë qëndrimit në shtëpi. Sipas tij, kjo maskë bie vetëm në momentet e debateve.
“Të gjithë banorët janë me maskë, vetëm kur debatojnë e heqin atë. Kam përdorur në shtëpi fjalën falsitet,” u shpreh ai.
Moderatorja Kiara Tito e pyeti drejtpërdrejt nëse edhe Ina, me të cilën ai ka krijuar një afrimitet të dukshëm, e kishte këtë maskë. Përgjigjja e Keijsit ishte e prerë.
“Jo, nuk e ka. Ajo po përpiqej të tregonte vlerat e saj. I është bërë një gjyq moral dhe kjo është shumë e rëndë për një femër,” tha ish-banori.
Momenti që ndezi më shumë kureshtjen ishte pyetja nëse Keijsi e sheh Inën si nënën e fëmijëve të tij. Ai u tregua i sinqertë, por i matur në përgjigje.
“Është shumë shpejt për ta thënë këtë. Jam shumë mirë me Inën, ka karakter të fortë, më ka mbështetur shumë dhe më ka qëndruar besnike,” u shpreh ai.
Deklaratat e Keijsit kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjet, ku ndjekësit po diskutojnë nëse kjo marrëdhënie ka potencial për të vazhduar edhe jashtë shtëpisë së BBVIP.






