Ish-fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, vazhdon të mbajë të ndezur kureshtjen e ndjekësve me postimet e tij enigmatike në rrjete sociale.
Në InstaStory-n e fundit, ai ka publikuar një video me sfond muzikë turke, ku shfaqen dy imazhe që duket se nuk janë zgjedhur rastësisht.
E para – këmbët e një vajze të kapura gjatë pushimeve, detaj që menjëherë ndezi aludimet për një romancë të re.
E dyta – dy arusha me mbishkrimin “Me and You”, shoqëruar me datën 23 korrik, që për shumëkënd u lexua si një moment me rëndësi personale.
Ky kombinim ka mjaftuar që fansat të nisin pyetje e spekulime mbi identitetin e vajzës dhe nëse ky postim është një tregues i lidhjes së re të Gjestit. Deri tani, këngëtari nuk ka bërë asnjë reagim për të konfirmuar apo mohuar thashethemet.







