Semi Jaupaj dhe Lumbardh Salihu: Një pëlqim që ndezi dyshimet për romancë
Prej disa javësh, rrjetet sociale kanë qenë të mbushura me spekulime për një lidhje të mundshme mes këngëtares Semi Jaupaj dhe ish-fituesit të “Big Brother VIP Kosova”, Lumbardh Salihu.
Edhe pse Lumbardhi është shprehur se dëshiron të mbajë jetën e tij sentimentale larg vëmendjes publike, fotot e dyshes që qarkullojnë online, ku shihen shumë të afërt dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, kanë ndezur kureshtjen e ndjekësve.
Së fundmi, një detaj i vogël por domethënës ka tërhequr vëmendjen: në një video që Lumbardhi postoi nga shtëpia e tij, Semi ishte ndër të parat që e pëlqeu – një veprim që shumë e kanë interpretuar si “konfirmim indirekt” të afrimitetit mes tyre.







