Site logo

Ntreg

A është ky rikthimi më i fortë i verës? Me të kuqe flakë dhe flokë biondë, Genta ndez rrjetin !

Pas një mungese të gjatë nga muzika, Genta Ismajli duket se po përgatit një rikthim që nuk do kalojë pa u vënë re.

Këngëtarja ka paralajmëruar një bashkëpunim surprizë me moderatoren dhe artistën Luana Vjollca – një projekt që pritet të publikohet shumë shpejt dhe që tashmë ka ndezur rrjetin.

Përmes një videoje të publikuar së fundmi, Genta ka rrëmbyer vëmendjen jo vetëm për lajmin e rikthimit, por edhe për pamjen e saj të re. Me flokë biondë platin dhe një veshje të kuqe të zjarrtë, ajo ka lënë pas çdo paraqitje të mëparshme, duke sjellë një version krejt të freskët të vetes.

Komentet nuk kanë munguar, dhe fansat janë të bindur: rikthimi i Gentës nuk do jetë i zakonshëm.

A është ky rikthimi më i fortë i verës? Me të kuqe flakë dhe flokë biondë, Genta ndez rrjetin !

Të fundit