Site logo

Ntreg

A është shtatzanë? Sara Gjordeni jep një përgjigje për thashethemin që po qarkullon

A është shtatzanë? Sara Gjordeni jep një përgjigje për thashethemin që po qarkullon

Sara Gjordeni ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme ndaj komenteve të shumta që i urojnë shtatzëninë dhe “bebin e dytë”. Në një postim të drejtpërdrejtë në Instagram, ajo mohoi kategorikisht të gjitha aludimet, duke theksuar se lajmet janë të pavërteta dhe të paarsyetuara.

“NUK jam shtatzënë, dhe nuk kam deklaruar askund se jam në pritje të ëmbël,” shkruan Sara, e cila shprehet e irrituar nga komentet që, sipas saj, jo vetëm janë të pavenda, por edhe krijojnë presion të panevojshëm duke ushqyer thashetheme pa bazë.

Ajo shton se nuk e kupton arsyen pse njerëzit nxitojnë të komentojnë për një shtatzëni që nuk ekziston, duke aluduar se këto komente lidhen me ndryshime në peshën e saj aktuale. “Nëse është një mënyrë për të evidentuar me ligësi se s’jam në peshën time të zakonshme, atëherë s’jeni në rregull,” deklaron Sara, duke kritikuar hapur ndjekësit që, sipas saj, tejkalojnë kufijtë e respektit.

Reagimi i saj vjen pas disa ditësh spekulimesh në rrjetet sociale, të cilat vijuan pavarësisht se Sara nuk ka dhënë asnjë shenjë që mund të nënkuptojë shtatzëni. Ajo e mbyll mesazhin e saj me të njëjtën qartësi: “NUK jam shtatzënë,” duke kërkuar që komentet dhe insinuatat të marrin fund.

Të fundit