Gjesti nuk rresht së tërhequri vëmendje me postimet e tij spontane në Instagram – por kësaj here, një video e fundit ka ngjallur më shumë kureshtje se zakonisht.
Ish-finalisti i “Big Brother VIP Albania” është shfaqur i buzëqeshur në motor, duke udhëtuar përmes një fshati të qetë, ndërsa në sfond këndon një pjesë nga hiti i tij. Por ajo që ka bërë ndjekësit të dyshojnë është pikërisht mbishkrimi i videos:
“A po don shihemi më vonë në katun…”
Kjo fjali e thjeshtë, por mjaft “e koduar”, ka hapur rrugë për interpretime të ndryshme. A është thjesht një thirrje nostalgjike për vendlindjen? Apo ndoshta një ftesë e drejtpërdrejtë për dikë të veçantë?
Duke njohur lidhjen e ngushtë të Gjesti me fshatin e tij të lindjes, nuk është çudi që atje ndjen më shumë rehati – por ky postim duket se ka diçka më shumë sesa thjesht dashuri për natyrën.
Rrjeti po zien nga hamendësimet: Kë po pret Gjesti në katun? Dhe a do të kemi së shpejti ndonjë lajm për një romancë të re?






