Adrian Gaxha kapet mat me ish-të dashurën! Zbulohet identiteti i vajzës

Pas zërave për një lidhje të re, duket se Adrian Gaxha ka vendosur të rikthehet tek një histori dashurie nga e kaluara.

Këngëtari u fotografua së fundmi duke pushuar në jug të Shqipërisë me një vajzë misterioze, por burime pranë tij zbuluan se ajo nuk është një njohje e re.

Bëhet fjalë për ish-missin Sidorela Dauti, me të cilën Gaxha ka pasur një marrëdhënie të komplikuar gjatë viteve. Lidhja e tyre, që më parë është komentuar për ndarje dhe ribashkime, duket se ka rezistuar edhe një herë kohës.

Sipas të njëjtave burime, çifti ka vendosur të provojë sërish, duke mos i dhënë fund përfundimisht kësaj romance.

Të fundit