Site logo

Ntreg

Adrola Dushi, më e dashuruar se kurrë me Capital T – ja si e mbështeti në koncert

Romanca mes modeles së njohur Adrola Dushi dhe reperit Capital T duket se po lulëzon dita-ditës. Kohët e fundit, Adrola është parë gjithnjë e më shpesh në Kosovë, dhe arsyen tashmë nuk e fsheh më askush: dashuria.

Në një nga performancat e fundit të Capital T në një nga lokalet e njohura të Prishtinës, Adrola është parë në prapaskenë, e buzëqeshur dhe me duartrokitje të zjarrta, duke shijuar çdo moment të interpretimit të tij.

Ajo ka ndarë në rrjetet sociale video të reperit në skenë, duke dëshmuar jo vetëm praninë, por edhe përkrahjen e saj të sinqertë dhe publike.

Gjestet e saj, ndonëse të thjeshta, flasin shumë për afrimitetin dhe përfshirjen emocionale që çifti ka ndërtuar.

Adrola, e njohur si një ndër femrat më të bukura dhe të përfolura shqiptare, po tregon se përveç bukurisë, di edhe të dashurojë me gjithë zemër.

Adrola Dushi, më e dashuruar se kurrë me Capital T – ja si e mbështeti në koncert

Të fundit