Site logo

Ntreg

Adrola, Troi, Capital T dhe nëna e Capital T – pamjet si një familje e lumtur

Marrëdhënia mes Adrola Dushit dhe reperit Capital T duket se ka kaluar në një fazë të re, teksa dyshja po kalon ditë pushimi në një rezidencë private buzë detit. Një foto e siguruar nga një darkë intime i tregon të shoqëruar nga nëna e reperit dhe djali i modeles, Troi.

Pamjet zbulojnë një atmosferë të ngrohtë, ku Capital shfaqet tepër i afërt me Troin, duke krijuar një lidhje pozitive dhe të shëndetshme me të.

Edhe pse përfoljet për romancën e tyre kanë qarkulluar prej kohësh, as Adrola dhe as Capital nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen, por praninë e modeles në koncertet e tij e kanë parë të gjithë si një mbështetje të fortë për reperin.

Adrola, Troi, Capital T dhe nëna e Capital T – pamjet si një familje e lumtur

Të fundit