E njohur për elegancën dhe diskrecionin e saj, ish-Miss Kosova Agnesa Vuthaj ka surprizuar publikun duke pranuar hapur se është e dashuruar. Në një intervistë për emisionin “Se luan topi” në Top Channel, ajo deklaroi për herë të parë se po jeton një histori dashurie, duke ndezur kureshtjen e fansave.
Sipas raportimeve të portalit Demantim News, i dashuri i saj është një biznesmen nga Drenica, i identifikuar me inicialet B.A. Ai menaxhon disa biznese në Kosovë dhe, ndryshe nga Agnesa, qëndron larg botës publike e artistike.

Fotot e tij tashmë kanë filluar të qarkullojnë në media, ndërsa publiku nuk ndalet së komentuar për çiftin e ri.
Për Agnesën, kjo është një faqe e re në jetën e saj – një dashuri që duket e fortë dhe premtuese.







