Banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5, Seno Fishta, ka bërë një hyrje që nuk kaloi pa u vënë re. Me origjinë nga Shkodra dhe me një qëndrim të sigurt para kamerave, ai tregoi që në minutat e para se nuk ka ardhur për të qëndruar në hije.
Gjatë prezantimit, moderatori Ledion Liço bëri një krahasim mes Senos dhe fituesit të BBVA 2, Luiz Ejllit, duke theksuar faktin se të dy vijnë nga i njëjti qytet. Por përgjigjja e Senos ishte e menjëhershme dhe plot nënkuptime.
“Luizi ka bërë një performancë të jashtëzakonshme, por secili ka rrugën e vet. Ai kishte borxhet e veta, unë të miat”, u shpreh Fishta, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Deklarata e tij u interpretua si një “thumb” indirekt ndaj Luizit dhe ndezi diskutime mes ndjekësve të formatit. Seno e përshkruan veten si “delja e zezë” e familjes, duke treguar se gjithmonë ka qenë kundër rrymës.
Përveç kësaj, ai është tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe drejton një podcast sportiv me titullin “Na shkoi jeta rrefishat”, ku flet hapur për futbollin dhe realitetin sportiv shqiptar.






