Françeska Murati duket se ka hapur një kapitull të ri në jetën e saj personale, pas periudhës së vështirë që pasoi fundin e martesës. Ish-banorja e njohur për natyrën e saj diskrete ka rikthyer vëmendjen e publikut me një postim të fundit në rrjetet sociale, i cili ka ngritur dyshime për një lidhje të re sentimentale.
Me nisjen e muajit shkurt, Françeska ka publikuar disa fotografi ku shfaqet e buzëqeshur në makinë, ndërsa në sediljen pranë saj bie në sy një buqetë e madhe me trëndafila rozë. Edhe pse nuk ka zbuluar se kush fshihet pas këtij gjesti romantik, mesazhi që shoqëron postimin ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një fillim të ri në dashuri.
“Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë”, – shkruan ajo, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.
Gjatë eksperiencës së saj televizive, Françeska zgjodhi të ruante privatësinë e jetës familjare dhe të mos fliste për bashkëshortin. Megjithatë, pas përfundimit të formatit, veprimet e saj në rrjetet sociale dhe shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin e saj, Charlie, u interpretuan si konfirmim i ndarjes.
Deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë” ndezi diskutime të shumta dhe u pa nga publiku si një mesazh i drejtpërdrejtë pas ndarjes. Aktualisht, Françeska jeton në Tiranë me të birin dhe duket se po ndërton një jetë të re, larg martesës së mëparshme.
Edhe pse ligjërisht ndarja nuk është ende e finalizuar, burime pranë saj bëjnë me dije se ajo ka nisur një lidhje të re. Identiteti i partnerit mbetet mister, por ajo që është bërë e dukshme janë dhuratat luksoze dhe gjestet romantike, të cilat e kanë rikthyer Françeskën në qendër të vëmendjes së mediave rozë.






