“Ajo e Jozit” – Loredana i përgjigjet Dalinës: “Deri dje bënit artikuj me emrin tim…”

Një koment i bërë së fundmi nga Dalina Buzi gjatë një episodi të emisionit “The Dalina Show” ka shkaktuar reagim nga influencerja dhe personazhi publik Loredana Brati.

Gjatë bisedës në studio, Dalina e përmendi Lorin me shprehjen “ajo e Jozit”, një frazë që është interpretuar si nënvlerësuese dhe ironike, jo vetëm nga ndjekësit, por edhe nga vetë Loredana, e cila nuk e la pa përgjigje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Loredana shprehu hapur pakënaqësinë e saj për mënyrën si u trajtua në emision:
“Deri dje bënit artikuj me emrin tim dhe nuk ishte një, por më shumë se një. E vetmja gjë që mund të them është se nuk ishte mënyra e duhur,” – shkroi ajo, duke lënë të kuptohet se ndjehet e përdorur apo e vlerësuar vetëm kur i shërben interesit të dikujt tjetër.

Reagimi i saj ka ndezur diskutime në rrjet për etikën e komenteve në media dhe mënyrën si trajtohen figurat publike, veçanërisht gratë në industri. Deri tani, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Dalinës lidhur me këtë debat.

Të fundit