Ish-banori i edicionit të tretë të “Ferma VIP”, Akili, ka ndezur debat në rrjet pas disa deklaratave të forta gjatë një transmetimi “Live” në TikTok.
Gjatë bisedës me një mikun e tij, ai pretendoi se ka parë një letër ku sipas tij janë të shkruara paraprakisht zhvillimet kryesore të lojës deri në fund të spektaklit.
Deklarata që mori më shumë vëmendje kishte të bënte me poeten dhe banoren e spikatur, Mimoza Ahmeti. Akili u shpreh se, bazuar në atë që pretendon se ka lexuar, Mimoza do të humbasë një sfidë dhe do të eliminohet pak para finales së madhe.
Sipas tij, këto lëvizje bëhen strategjikisht nga produksioni për të ruajtur interesin dhe audiencën e formatit.
Deklaratat kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjet, ndërsa mbetet për t’u parë nëse parashikimet e Akilit do të rezultojnë të vërteta apo thjesht pjesë e debatit viral që po qarkullon online.






