Aksident në mes të pushimeve: Gresa dhe Vullneti shtyjnë xhirimet e emisionit!

Pushimet e kombinuara me angazhime pune në Shqipëri për Gresën dhe Vullnetin, dy prej ish-banorëve të “Big Brother VIP 3”, u ndërprenë papritur pas një aksidenti rrugor.

Dyshja kishte planifikuar të realizonte xhirimet për emisionin e tyre “S’je ti që vendos”, por gjithçka mori një kthesë të papritur pas incidentit me makinën. Siç mëson “Prive”, fatmirësisht të dy kanë pësuar vetëm lëndime të lehta trupore, megjithëse automjeti ka dalë me dëmtime serioze.

Për shkak të gjendjes shëndetësore dhe nevojës për rikuperim, xhirimet e emisionit janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Të fundit