Site logo

Ntreg

Aktorja e njohur Olta Gixhari zbulon frikën e saj më të madhe për djemtë

Olta Gixhari prek me rrëfimin për djemtë: “Frika më e madhe është të mos jem aty kur kanë nevojë për mua”

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari, sot është nënë e dy djemve dhe shpesh ndan me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria e saj familjare.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, aktorja ka ndarë emocionet dhe frikën që përjeton si nënë, duke treguar se i është e pamundur të qëndrojë larg fëmijëve më shumë se tre ditë.

“Lumturinë dhe qetësinë që më jep familja ime nuk ma jep asgjë tjetër në këtë botë… Frika se mos nuk je aty kur ata kanë nevojë për ty… kjo është të jetosh”, ka shkruar Olta ndër të tjera, duke prekur fansat me fjalët e saj.

Aktorja e njohur Olta Gixhari zbulon frikën e saj më të madhe për djemtë

Të fundit