Alarm në BBVK: Ndërpritet transmetimi, dyshohet se një banor u dërgua me urgjencë

Alarm në BBVK: Ndërpritet transmetimi, dyshohet se një banor u dërgua me urgjencë

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur gjatë orëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke ngritur alarme për gjendjen shëndetësore të banorit Londrim Mekaj.

Transmetimi live u ndërpre papritur për disa minuta, gjë që nxiti menjëherë reagime dhe aludime në rrjetet sociale. Sipas raportimeve të fansave, Londrimit dyshohet se i ka rënë të fikët dhe është larguar me urgjencë nga shtëpia për ndihmë mjekësore.

Situata shkaktoi reagime të forta nga publiku, ku shumë ndjekës vunë në pikëpyetje kushtet dhe ushqimin brenda formatit. Një koment që u bë viral shkruante: “Londrimit i ka rënë të fikët në BBV nga ushqimi. Çfarë po ndodh me këtë Big? Drejtësi për Londrim Mekaj.”

Këto dyshime u përforcuan edhe nga llogaria zyrtare e Londrimit në Instagram, e menaxhuar nga familja, e cila rishpërndau postime dhe mesazhe shqetësimi nga fansat, duke lënë të kuptohet se situata ishte serioze.

Megjithatë, pamjet e mëvonshme treguan Londrimin sërish brenda shtëpisë, çka sugjeron se gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ky incident vjen vetëm pak ditë pas një tjetër rasti të ngjashëm, ku edhe banorja Alba Pollozhani pati probleme shëndetësore, duke shtuar edhe më shumë shqetësimet rreth mirëqenies së banorëve në BBVK.

Të fundit