Gjatë “Darkës së të Nominuarve” në Big Brother VIP Kosova, banorja Alba ka krijuar edhe një herë skenë të bujshme me deklaratën e saj të çuditshme dhe humoristike rreth asaj që ajo e quan “Batman”.
E pyetur nëse mendon që “Batman” e pret jashtë dhe çfarë do të bëjë nëse nuk është ashtu, Alba u përgjigj me plot vetëbesim dhe humor, duke thënë se ai jo vetëm e pret, por edhe “vjen çdo natë” për ta takuar.
“Batman nuk më pret mua thjesht përjashta. Batmani vjen e më takon çdo natë, por ju ende nuk e kuptoni”, tha ajo, duke bërë që banorët të shpërthejnë në të qeshura dhe duke mbetur sërish enigmatike për atë se kë ose çfarë nënkupton me këtë emër.
Momenti u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen për personazhin misterioz që Alba vazhdimisht përmend.






