Alba Pollozhani i jep fund lidhjes drejtpërdrejt në transmetim në BBVK

Alba Pollozhani i jep fund lidhjes drejtpërdrejt në transmetim në BBVK

Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova” solli një nga momentet më të forta emocionale të këtij edicioni. Alba Pollozhani vendosi t’i japë fund lidhjes së saj jashtë shtëpisë, drejtpërdrejt gjatë transmetimit live.

Ngjarja nisi pas një dinamike loje mes banorëve, kur grupi i udhëhequr nga Toni fshehu “Stitch-in”, lodrën e pellushit që për Albën kishte vlerë të madhe emocionale, pasi ishte një dhuratë dhe kujtim nga partneri i saj.

Ajo që për banorët ishte një provokim loje, për Albën u kthye në pikën që e shtyu të shpërthente emocionalisht. E prekur nga mungesa e mbështetjes dhe përkushtimit nga jashtë shtëpisë, ajo vendosi të flasë hapur dhe të marrë një vendim të prerë: ndarjen publike nga i dashuri.

Me tone të forta dhe e mbushur me zhgënjim, Alba u shpreh se kishte dhënë shumë në atë marrëdhënie, pa marrë të njëjtën energji në këmbim.

“Për një muaj do e rrotulloja botën. Nuk kam pse të merrem me një njeri me fjalë boshe pa vepra. Mungesa e përkrahjes nga ai nuk meriton as një takim”, u shpreh ajo.

Në rrëfimin e saj, Alba zbuloi gjithashtu se kriza në çift nuk ishte e re. Sipas saj, marrëdhënia kishte qenë e paqëndrueshme edhe para hyrjes në reality show, duke e përshkruar situatën me shprehjen:
“Kemi qenë para Bigut në situatën ‘hyp se të vrava, zbrit se të vrava’.”

Vendimi i saj ka ngjallur reagime të shumta nga publiku dhe banorët, duke e kthyer këtë moment në një nga episodet më të diskutuara të BBVK deri tani.

Të fundit