Banorja e “Big Brother VIP Kosova 4”, Alba Pollozhani, ka bërë një rrëfim të fortë dhe emocional, duke zbuluar se në të kaluarën ka përjetuar dhunë fizike nga një burrë.
Gjatë një diskutimi në shtëpi, Alba u shpreh se kjo përvojë e rëndë ka qenë diçka që e ka mbajtur vetëm për vete, pa ia treguar askujt, madje as prindërve të saj.
“Kam përjetuar dhunën fizike. E mbajta për vete, nuk i thash askujt, as prindërve”, u shpreh ajo.
Alba shtoi se nuk dëshiron të hyjë në detaje lidhur me këtë përvojë, duke theksuar se bëhet fjalë për dhunë fizike dhe se nuk e sheh të hijshme të flasë më shumë për këtë temë.
“Nuk flas më shumë. Fizike po flas. Nuk i shmangem temës, por nuk është gjë e hijshme”, tha ajo, duke shtuar se në atë moment nuk kishte reaguar në asnjë mënyrë.
Rrëfimi i saj erdhi pas një Prime të fundit në “Big Brother VIP Kosova”, ku u diskutua një incident mes vajzave në shtëpi, gjatë të cilit banorja Dolce kishte hedhur një objekt në drejtim të Albës.
Si pasojë e këtij incidenti dhe pas hapjes së të ashtuquajturit “zarfi i zi”, u organizua një televotim, i cili çoi në eliminimin e Shkurte Haxhiut nga gara.






