Alba Vukaj, modelja e njohur dhe një nga figurat më aktive në rrjetet sociale, ka tërhequr vëmendjen me disa imazhe të publikuara së fundmi, ku shfaqet e kuruar deri në detaj dhe me një pamje mjaft joshëse.
Por nuk ishin vetëm ndjekësit e zakonshëm që reaguan.
Në sfondin e postimit të saj, Alba kishte zgjedhur si kolonë zanore këngën e fundit të Ylli Limanit – dhe ky detaj nuk i shpëtoi vetë artistit.
Këngëtari reagoi menjëherë në postim duke komentuar me fjalët “Ngat, ngat”, një shprehje e njohur nga refreni i këngës së tij më të fundit, që tashmë është bërë virale.
Reagimi i tij është komentuar gjerësisht si flirt i hapur apo si një formë aprovimi publik për zgjedhjen e Albes – dhe ndjekësit nuk e lanë pa e vënë re këtë ndërveprim.







