Alba Vukaj, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, ka mahnitur sërish ndjekësit me paraqitjet e saj elegante. Bukuroshja nga Shkodra po shijon pushimet luksoze në Capri të Italisë dhe nuk ka hezituar të ndajë me fansat disa momente të veçanta nga atje.

Në fotografitë e publikuara në rrjete sociale, Alba shfaqet e veshur me bikini të bardha me detaje limoni – simbol karakteristik i rivierës italiane – të kombinuara me një shami të hollë në kokë, që i jep një prekje klasike dhe plot stil.

Pamja e saj e kuruar deri në detajin më të vogël, trupore të tonifikuara dhe vetëbesimi i natyrshëm e bëjnë të spikatur në çdo imazh. Alba pozuar nga një jaht luksoz me sfondin e detit të kaltër dhe shkëmbinjve të thepisur të Capri-t, duke e kthyer pushimin e saj në një skenë të vërtetë filmike.








