Amber, ish-banore e Big Brother VIP Albania 4, ka folur së fundmi për jetën private, të ardhmen dhe disa nga momentet e saj më të diskutueshme në reality show.
Në intervistën e dhënë, ajo zbuloi se është e ndarë, duke sqaruar se kjo ishte zgjedhje e partnerit të saj, i cili kërkonte privatësi. Megjithatë, Amber pranoi se është e hapur për një kapitull të ri në jetë, duke mos e përjashtuar martesën dhe madje edhe idenë për t’u bërë nënë:
“Jam gati të vendos një unazë në gisht dhe pse jo, të bëhem nënë.”
Një nga momentet më të spikatura të intervistës ishte rikthimi i një deklarate të saj brenda shtëpisë së BBVIP, kur i kishte thënë ish-banorin Gjestit:
“S’e ke vendin këtu, do të çoj për striptizëm.”
Sot, Amber pranoi se ajo deklaratë ishte një gabim dhe vendosi ta tërheqë publikisht:
“Kam bërë një gabim, ndaj dua ta tërheq atë që kam thënë.”
Ky reflektim tregoi një Amber më të matur, e cila duket se ka lënë pas impulsivitetin e momentit dhe tashmë e sheh të ardhmen e saj më të qartë dhe të qëndrueshme.






