Site logo

Ntreg

Amber rrëfehet pa filtra: Dua bashkëjetesë, por jo fëmijë!

Amber Candy flet për jetën pas “Big Brother VIP 4”: Nuk jam gati të rris një fëmijë e vetme

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me moderatorin Ronaldo Sharka, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Amber Candy, ndau reflektime mbi jetën pas përfundimit të spektaklit dhe planet e saj për të ardhmen, si në aspektin profesional, ashtu edhe në atë personal.

Gjatë bisedës, ajo u ndal te tema e krijimit të familjes dhe dëshirës për të pasur fëmijë. Amber u shpreh me sinqeritet se, edhe pse nuk përjashton mundësinë e një bashkëjetese, nuk e sheh veten të përgatitur për të marrë përsipër rritjen e një fëmije e vetme.

“Në momentin që unë jam realiste, e marr jetën ashtu si më vjen. Nëse kam bërë ndryshime në jetë, kjo nuk do të thotë të deliroj me mendjen time. Absolutisht që nuk mund të jetoj pa një familje apo bashkëjetesë, por fëmija është një përgjegjësi shumë e madhe. Nuk mendoj të adoptoj… më duket shumë e vështirë. Ai fëmijë duhet të rritet normalisht, me nënë dhe me baba, në mënyrë natyrale. Nuk duhet të marr përsipër diçka që mund të mos jem në gjendje ta përballoj, sidomos kur bëhet fjalë për jetën e një të treti.”

E pyetur nëse qëndrimi i saj ndikohet nga mentaliteti shqiptar, Amber sqaroi se bindjet e saj vijnë nga reflektimi personal, jo nga rregullat apo pritshmëritë e shoqërisë.

“Nëse do të ecja me mentalitetin shqiptar, nuk do të isha kjo që jam sot. Por një fëmijë meriton të rritet me një nënë dhe një baba natyral, dhe të ketë një jetë të lumtur.”

Deklaratat e Amber Candy pasqyrojnë një qëndrim realist dhe të menduar mirë mbi sfidat që sjell prindërimi, veçanërisht kur bëhet fjalë për ta përballuar atë pa mbështetje të plotë familjare.

Amber rrëfehet pa filtra: Dua bashkëjetesë, por jo fëmijë!

Të fundit