Site logo

Ntreg

Amber tall Gjestin: “Kush është ky, Frederik Ndoci?”

Amber Candy flet për jetën pas BBVA4 dhe shkakton debat me një batutë për fituesin e edicionit

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Amber Candy, ishte së fundmi e ftuar në një intervistë televizive, ku ndau për publikun përjetimet e saj pas përfundimit të spektaklit.

Gjatë intervistës, ajo foli për planet e saj për të ardhmen, marrëdhëniet me ish-banorët dhe dëshirën për të ndërtuar një familje. Megjithatë, një moment i veçantë gjatë bisedës tërhoqi vëmendjen e publikut: një koment i Amber ndaj një fotografie të Gjestit, fituesit të BBVA4, u shoqërua me të qeshura, por edhe shkaktoi reagime të ndryshme në rrjetet sociale.

Pjesë nga biseda në studio:

Amber: Kush është ky, Frederik Ndoci?

Ronaldo: Ky është Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti. Këngëtar dhe fitues i Big Brother VIP Albania 4. Pse Frederik Ndoci?

Amber: Po ngaqë është këngëtar dhe e ngatërrova.

Ronaldo: Nuk besoj se e the për ofendim, se Frederik Ndoci është një emër i madh i muzikës shqiptare.

Amber: Pse duhet ta them për ofendim? Frederiku është një nga këngëtarët me zë brilant shqiptar. Kështu që është kompliment, jo ofendim. Por e ngatërrova.

Ronaldo: Ngjan me Frederikun?

Amber: Pak, po (qesh).

Pavarësisht batutës spontane, Amber e sqaroi menjëherë se komenti i saj nuk kishte asnjë prapavijë negative.

Reagimet në rrjet ishin të ndara: disa e morën me humor, ndërsa të tjerë e interpretuan ndryshe, duke nxitur diskutime për tonin dhe përmbajtjen e komentit të saj.

Të fundit