Site logo

Ntreg

Gjesti dhe Egli janë bashkë?! Anaidi tregon për takimin sekret mes tyre

Anaid Kaloti akuzon Eglin dhe Gjestin për inskenim: “Një përpjekje e fundit për famë”

Momenti kur Egli puthi bluzën me portretin e Gjestit gjatë një koncerti mbrëmë u interpretua nga shumë fansa si një gjest romantik. Por për opinionistin Anaid Kaloti, kjo ishte asgjë më shumë se një skenë e stisur.

Përmes një postimi të gjatë dhe simbolik në rrjetet sociale, me titullin “Kur ra fama”, Kaloti rrëfen një episod që, sipas tij, ndodhi menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, kur ishte takuar me Eglin dhe Gjestin në një hotel luksoz. Ai përshkruan veten si “plaku” në fabul, i cili u kishte dhënë një këshillë çiftit:

“Duhet ta ruani këtë gjë para publikut… që ju besuan dhe ju deshën bashkë.”

Sipas Kalotit, Egli ishte e gatshme të vazhdonte lidhjen:

“Egli ishte dakord”, – shkruan ai.

Ndërsa për Gjestin, ai shprehet se gjërat qëndronin ndryshe:

“Kingi ishte i lidhur me dikë tjetër dhe nuk donte që ‘goca ti hynte thellit’, duke vazhduar lojën, sikur kishte më shumë hallin e kësaj se të asaj tjetrës.”

Në një moment më të drejtpërdrejtë dhe ironik, Kaloti shkruan:

“Ai nuk e donte atë dhe e shihte si një leckë këpucësh të përdorur disa herë… sa vjen momenti që ke nevojë ta kapësh për të fshirë këpucët sërish, se të bëhen gishtat pis.”

Postimi i opinionistit vazhdon me tone ironike, duke e quajtur gjithë këtë një përpjekje të kotë për të rikthyer vëmendjen e humbur:

“CA TË BËJMË, CA TË BËJMË!!! Provojmë njëherë bëjmë si zemërmirë, takohemi te sëmurët nëpër koncerte, bëjmë si njerëz të drejtë të Zotit! Nuk ecë!”

Të fundit