Anaidi për raportin Brikena–Mateo: “Kanë folur një vit, Brikena kerkoi ta zyrtarizonin me familjen!”

Anaidi për raportin Brikena–Mateo: “Kanë folur një vit, Brikena kerkoi ta zyrtarizonin me familjen!”

Hyrja e Mateos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të forta, veçanërisht nga Brikena, e cila u shfaq e ftohtë dhe refuzoi çdo afërsi me të. Ky qëndrim i saj ngriti dyshime se mes tyre ekzistonte një histori më e thellë sesa ishte kuptuar deri tani.

Për të sqaruar situatën dhe për t’i dhënë fund aludimeve në rrjet, Anaid Kaloti, fitues i Big Brother 6, reagoi përmes një postimi në Instagram, ku zbuloi detaje nga raporti i Brikenës me Mateon jashtë shtëpisë.

Sipas Anaidit, mes tyre nuk ka qenë thjesht një komunikim sporadik. “Mateo dhe Brikena kanë komunikuar për rreth një vit me mesazhe”, shkruan ai, duke theksuar se të dy kanë investuar emocionalisht në këtë njohje.

Ai shton se momenti që solli ftohjen mes tyre lidhet me zyrtarizimin e marrëdhënies. Brikena ka kërkuar që Mateo të takohej me familjen e saj, por ky i fundit nuk ka qenë gati për këtë hap, duke preferuar të njihte më mirë fillimisht vajzën dhe më pas familjen.

Anaidi sqaron gjithashtu se hyrja e Mateos në Big Brother nuk ka qenë e motivuar vetëm nga Brikena, por nga ambicia e tij personale për lojën. Ai thekson se mes tyre ekziston vetëm një foto, e njohur si nga vetë ata, ashtu edhe nga produksioni.

Pavarësisht situatës së krijuar, Anaidi shprehet në mbrojtje të Brikenës, duke e vlerësuar atë pozitivisht dhe duke u bërë thirrje komentuesve që të shmangin gjuhën denigruese ndaj vajzave të shtëpisë.

Tani që të dy ndodhen nën të njëjtën çati, mbetet për t’u parë nëse kjo histori do të sqarohet plotësisht para kamerave apo nëse distanca mes tyre do të vazhdojë.

Të fundit