Anulohet televotimi në BBVIP Albania – Vëllai i Madh merr masa

Anulohet televotimi në BBVIP Albania – Vëllai i Madh merr masa

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5 është anuluar televotimi i së martës, duke surprizuar banorët dhe publikun. Në nominim kanë qenë plot 10 banorë: Angelo, Artan, Keijsi, Juela, Greta, Krusita, Rogerti, Mali, Miri dhe Mateo.

Sipas njoftimit zyrtar, “Vëllai i Madh” ka marrë masa disiplinore për shkelje të rregullave, ndërsa vendimet përkatëse pritet të bëhen publike gjatë spektaklit të mbrëmjes.
“Televotimi aktual anulohet. Vëllai i Madh ka marrë masa, të cilat do të zbulohen sonte”, thuhet në njoftim.

Në rrjet kanë nisur aludimet se masat lidhen me Rogertin dhe Keijsin, të cilët janë përfshirë në situata me fjalor të papërshtatshëm. Veçanërisht Rogerti ka qenë në qendër të vëmendjes pas një përplasjeje me Mal Retkocerin, situatë që ka sjellë reagim edhe nga familja e këtij të fundit.

Familja e Malit ka kërkuar publikisht përjashtimin e Rogertit nga programi, duke e akuzuar për gjuhë fyese dhe bullizim.

Të fundit