Site logo

Ntreg

“Anxhela Peristeri rrëfehet si kurrë më parë: ‘Jam tradhtuar në dashuri dhe shoqëri!’”

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka folur hapur për jetën e saj personale në emisionin “Goca dhe gra”, duke bërë disa rrëfime të sinqerta për eksperiencat që e kanë shoqëruar ndër vite.

E pyetur për marrëdhëniet dhe jetën sentimentale, Peristeri u shpreh se është tradhtuar, jo vetëm në dashuri por edhe në miqësi.
“Më kanë tradhtuar. Mendoj që tradhtia vjen kur nuk je i lumtur. Ka edhe tradhti shoqërore. Shoqëria më ka tradhtuar shumë,” tha ajo.

Artistja tregoi gjithashtu se me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyra si i përjeton pyetjet për martesën:
“Dikur i përjetoja keq kur më pyesnin për martesën, por tani nuk më bën aspak përshtypje. Shumë shqiptarë e bëjnë këtë pyetje nga dashuria, jo nga keqdashja. Gjërat që të prekin në 20 apo 25 vjeç, nuk të prekin më në 40.”

Megjithëse ka kaluar zhgënjime, Anxhela theksoi se nuk mban mëri ndaj askujt dhe vazhdon të ruajë marrëdhënie korrekte me kolegët:
“Nuk më kanë bërë ndonjë gjëmë të madhe.

Të fundit