Arbana Osmani rikthehet me sezonin e dytë të podcast-it të saj “Mirëmbrëma yje”. Episodi i parë do të transmetohet sonte (e enjte), dhe i ftuari që ka ndezur debatin është Princ Leka, i cili shfaqet për herë të parë publikisht me partneren e tij të re, Blerta Celibashi.
Në intervistë, Princ Leka flet hapur për jetën e tij personale, përfshirë edhe divorcin e bujshëm me Elia Zaharinë, një temë që prej kohësh ka qenë në qendër të mediave dhe ka ngjallur shumë reagime.
Megjithatë, zgjedhja e tij si i ftuar nuk është pritur mirë nga të gjithë ndjekësit e podcast-it. Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta dhe të ashpra, duke e kritikuar praninë e tij për shkak të historisë së fundit me ish-bashkëshorten.
Pavarësisht kritikave, episodi ka shkaktuar kureshtje dhe diskutime të gjera, duke e bërë rikthimin e Arbanës një nisje të fortë për sezonin e ri të “Mirëmbrëma yje”. Ky sezon pritet të sjellë intervista të thelluara dhe tema që nuk lënë askënd indiferent.






