Site logo

Ntreg

Arbana Osmani i përgjigjet me humor thumbit të Elsa Lilës

Arbana Osmani i përgjigjet me humor thumbit të Elsa Lilës

Pas deklaratave të bujshme të Elsa Lilës, duket se Arbana Osmani nuk ka qëndruar në heshtje. Moderatorja e njohur ka zgjedhur t’i përgjigjet me stilin e saj ironik, përmes një videoje humoristike në InstaStory, që fansat e kanë interpretuar si një thumb të rafinuar ndaj këngëtares.

Gjithçka nisi pasi Elsa Lila, në një intervistë të fundit, la të kuptohej se nuk ishte ndjerë mirë në emisionin “Mirëmbrëma Yje”, duke thënë:

“Qetësia në një intervistë varet, si për secilin prej nesh, nga personi që kemi përballë.”

Fjalët e saj u interpretuan nga ndjekësit si një goditje e fshehtë ndaj Arbanës, e cila kishte qenë moderatorja e mbrëmjes.

Por Arbana, në vend që të reagonte drejtpërdrejt, zgjodhi humorin. Ajo postoi një video të krijuar nga faqja @mjekërrziu1, ku zëri i Elsa Lilës ishte vendosur mbi kukullën Izma – personazhi negativ dhe antagonist në filmin vizatimor “Çmenduritë e Perandorit Kusko”.

Ky postim u interpretua menjëherë si një përgjigje therëse, por e mençur, nga ana e Arbanës.
Në rrjetet sociale, fansat ndahen mes atyre që e mbështesin reagimin e saj “me klas”, dhe atyre që mendojnë se “moderatorja po e ul veten në nivelin e polemikave online”.

Arbana Osmani i përgjigjet me humor thumbit të Elsa Lilës

Megjithatë, një gjë është e sigurt: përplasja mes Arbanës dhe Elsës ka ndezur rrjetin dhe është bërë tema më e përfolur e momentit në showbiz-in shqiptar.

Të fundit