Arbana Osmani rikthehet në ekran me “Mirëmbrëma yje” dhe paralajmëron një projekt të ri në YouTube
Pas shumë spekulimeve rreth angazhimeve të saj televizive, Arbana Osmani ka konfirmuar planet për sezonin e ardhshëm. Në një intervistë për emisionin “Prive”, moderatorja e njohur bëri të ditur se do të rikthehet në shtator me sezonin e dytë të “Mirëmbrëma yje”, format që u prit ngrohtësisht nga publiku gjatë edicionit të parë.
Përveç këtij rikthimi, Arbana zbuloi se është në punë për një projekt tërësisht të ri, i cili do të publikohet në platformën YouTube. Edhe pse nuk ndau detaje mbi përmbajtjen apo konceptin e këtij formati të ri, ajo konfirmoi se puna për realizimin e tij ka filluar.
Nga ajo që u tha, duket e sigurt se sezoni i ardhshëm i Big Brother VIP do të vijë pa praninë e Arbana Osmanit.






