Moderatorja ikonë e ekranit shqiptar, Arbana Osmani, do të vijë në shtator me një surprizë të madhe për publikun. Ajo ka përgatitur një emision të ri në kanalin e saj në YouTube, i cili do të mbajë të njëjtin shpirt me formatin e dashur “Dua të të bëj të lumtur” – program që preku zemrat e mijëra shikuesve.
Producenti Elton Tozaj, në një intervistë për Vip Magazine, ka zbuluar se ky projekt i ri do të sjellë histori emocionuese dhe njerëzore, duke e afruar edhe më shumë publikun me Arbanën, këtë herë përmes platformave digjitale.
Ky nuk është eksperimenti i parë i saj në YouTube – vitin e kaluar, Arbana mbylli sezonin e parë të “Mirëmbrëma yje”, që u prit me entuziazëm nga ndjekësit online.
Ndërkohë, edhe këtë vit emri i saj është përfolur për rikthimin në drejtimin e Big Brother, por moderatorja ka vendosur të fokusohet te projektet personale dhe origjinale.






