Site logo

Ntreg

Arbana Osmani rrëfen prapa kamerave: “Të ftuarit më kërkojnë të mos dalin disa pjesë”

Arbana Osmani rrëfen prapa kamerave: “Të ftuarit më kërkojnë të mos dalin disa pjesë”

Moderatorja e dashur e ekranit, Arbana Osmani, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e saj një detaj interesant nga përditshmëria e saj profesionale. Në një sesion pyetjesh në Instagram, ajo u pyet nëse i ka ndodhur që ndonjë i ftuar t’i kërkojë të mos publikohet një pjesë e intervistës – dhe përgjigjja e saj ishte plot sinqeritet.

“Sigurisht, dhe është krejt normale,” – shkroi Arbana. “Në kohën kur në rrjete sociale deklaratat nxirren nga konteksti, videot e shkurtra orientojnë gabim, komentet janë të pamëshirshme dhe titujt shpesh abuzivë, është e natyrshme që personazhet të jenë më të kujdesshëm. Edhe unë, si dikush që keqkuptohem herë pas here, i mirëkuptoj plotësisht.”

Arbana shtoi se si moderatore mundohet gjithmonë të mbrojë të ftuarit e saj dhe të ruajë integritetin e bisedave në programet televizive që drejton.

“Njerëzit harrojnë që pas çdo interviste fshihet një njeri me emocione, ndjeshmëri dhe frikë nga gjykimi,” – theksoi ajo me ndjeshmëri.

Deklarata e saj ka marrë dhjetëra komente pozitive nga fansat, të cilët e vlerësuan për qasjen njerëzore dhe profesionalizmin që e karakterizon.

Arbana, e cila prej vitesh është ndër figurat më të respektuara të televizionit shqiptar, u dha ndjekësve një pasqyrë të rrallë të realitetit që ndodh prapa kamerave, duke treguar edhe një herë pse është një nga moderatoret më të dashura të publikut.

Të fundit