Vivien Thano, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka zgjedhur t’i përgjigjet publikisht Arbenita Ismajlit, e cila gjatë kohës së reality show-t e kishte krahasuar atë me “palaço” dhe “bretkosë”.
E ftuar në emisionin “Ky emër”, bukuroshja shqiptare u rikthye tek momentet që bënë bujë në rrjete sociale, duke thënë se nuk e kishte njohur më parë Arbenitën dhe se nuk e kupton pse modelja nga Kumanova kishte bërë atë postim tallës.
“Më mirë të merret me problemet e shtëpisë së vet, sesa me problemet e Big Brother-it, se kam përshtypjen që kanë probleme më të mëdha se unë dhe Big Brother”, u shpreh Vivien, duke e thumbuar drejtpërdrejt partneren e futbollistit Shkodran Mustafi.
“Është shumë simpatike, por më mirë të merret me problemet e veta se të Big Brother-it, është më mirë”, shtoi ajo.
Kujtojmë se gjatë edicionit të parë të BBVK, Vivien krijoi një lidhje dashurie me reperin Getinjo, romancë që vazhdoi edhe për disa muaj jashtë shtëpisë.






