Site logo

Ntreg

Arkitektura që frymëzohet nga sporti: Projekti fitues për “Asllan Rusin” do të ketë formën e një topi basketbolli

Arkitektura që frymëzohet nga sporti: Projekti fitues për “Asllan Rusin” do të ketë formën e një topi basketbolli

Është shpallur projekti fitues që do të transformojë përfundimisht Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë, duke e kthyer në një nga objektet më moderne dhe ikone të arkitekturës sportive në rajon.

Pas një gare ndërkombëtare të fortë, juria profesionale ka zgjedhur si fitues studion e njohur “MVRDV”, me një ekip krijues të përbërë nga Windy Maas, Stavros Gargaretas, Nicolas Land, Eduart Balla dhe Angel Sanchez Navarro.

Projekti fitues bie në sy për konceptin e tij inovativ: godina e re do të marrë formën e një topi basketbolli gjigant, simbol i pasionit sportiv që ka mbartur për dekada ky pallat legjendar.

Në brendësi të strukturës unike do të ndërthuren ambiente sportive multifunksionale, hapësira për rekreacion dhe argëtim, dyqane, si edhe parkime nëntokësore, duke e kthyer zonën në një qendër të gjallë urbane dhe sportive.

Ky projekt pritet të rijetëzojë jo vetëm Pallatin e Sportit, por edhe të transformojë gjithë zonën përreth, duke e bërë një nga pikat më tërheqëse të kryeqytetit për sportistë, të rinj dhe qytetarë.

📸 Pamjet e para të projektit tregojnë një vepër arkitekturore që pritet të bëhet simbol i ri i Tiranës moderne.

The current image has no alternative text. The file name is: Pallati-sportit-Asllan-Rusi.png
Arkitektura që frymëzohet nga sporti: Projekti fitues për “Asllan Rusin” do të ketë formën e një topi basketbolli
Arkitektura që frymëzohet nga sporti: Projekti fitues për “Asllan Rusin” do të ketë formën e një topi basketbolli

Lexo më shumë: Projekti tek Korpusi

Lexo me shumë: Pse Tetori është muaji më i mirë për të blerë apartamente në Tiranë?

Të fundit